Berisha: Do e çoj këtë çështje deri në referendum partiak. Basha mbetet në pazar me Ramën

Nga emisioni ”Zonë e Lirë” të Arian Çanit, ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar kreun Lulzim Basha se çështjen e largimit të tij nga grupi parlamentar i PD-së do ta çojë deri në referendum në PD.

”Aksioni im kundër Lul Bashës është rivendosja, konsulta, debati me anëtarët e PD, aktivistët e PD, drejtues të PD, së pari për mënyrën sesi Lulzim Basha vendosi duke shkelmuar çdo pikë, rregull staturor. Së dyti, Lulzim Basha me këtë veprim, me një akt pabesie synonte pa asnjë diskutim të hapë rrugën e bashkëpunimit me Edi Ramën. 100 përqind i besoj marrëveshjes me Edi Ramën. Kam pasur dyshime, por nuk e kam ditur se ka marrëveshje. Do bëj referendum në parti për vendimin”, tha Berisha.

Ish-kryeministri tha se nuk kishte dijeni nëse Basha ishte “non grata” në SHBA, por tha se ai nuk shkon në këtë vend prej disa vitesh.

”Ka disa vite që nuk shkon në SHBA. Gjithçka ka bërë vetëm për veten e tij. Gjithçka e ka bërë në funksion të interesit të tij personal. Ka udhëtime të anuluara. Ai me mua ka bërë një bisedë përpara ku më thotë se si do ia bëjmë se na del probleme i atij ligjit, të dekriminalizimit. I them nuk ka asnjë lidhje, kurse ky është në përgjithësi”, tha Berisha.

Pyetje

Pyetje: Cili është aksioni kundër Lul Bashës?

Berisha: Rivendosja dhe konsulta me anëtarët e PD, aktivistë, drejtues për mënyrën si Basha vendosi duke shkelmuar çdo pikë.

Pyetje: Marrëveshjen Rama-Basha e morët vesh tani?

Berisha: Dyshime kam pasur. Por nuk e kam ditur që ka marrëveshje. Ramës i duhet fasada. Luli bashkon forcat me Ramën kundër Sali Berishës. Çfarë fiton tjetër nga ato të nëndheshmet? Bëni ndonjë investigim. Lul Basha s’mund të sillet kështu. Do e çoj këtë çështje deri në referendum.

Pyetje: Në Nëntor të 2018-s, Bashës i bëra “pyetjen që vret”: A mendon se ka ardhur koha që të vrasësh babën? Basha u përgjigj: Kurrë!

Berisha: Pabesia njerëzore thyen çdo normë dhe çdo moral.

Pyetje: Pra Lul Basha i pabesë?

Berisha: Normal. Një akt të cilin e njoftoi 20 minuta para se të dalë në mesazhine tij. Ma tha mua në telefon dhe unë e kundërshtova në mënyrë kategorike, sepse nuk ishte tagri tij një vendim i tillë. I kërkova që kundërshtimin tim të jua përcjellë të pranishmëve në mbledhje. Në fakt ai kishte paraqitur më parë mesazhin më pas shkoi për t’ua komunikuar. E bëri pa i lajmëruar. I la të mbledhur për një orë, shkoi tek ata dhe i njoftoi. Pra mbledhjen e kishte bërë për t’i thënë vendimin e tij.

SHKARKO APP