Berisha: Pas 6 marsit, do t’i rikthehemi betejës për të marrë selinë e PD
Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se pas zgjedhjeve të 6 marsit, Komisioni i Rithemelimit së bashku me mbështetësit e tij demokratët do të nisin betejën për marrjen e selisë blu.
Po ashtu Berisha tha se logoja e PD dhe selia është e PD dhe nuk mund të vijojë t’i mbajë kryedemokrati Lulzim Basha.
“Çdo demokrat e sheh si jnë logo të burgosur dhe nuk është gjë tjetër veçse një motiv për ta çliruar sa më parë. Ne betejën dot a vazhdojmë, ju garantoj, revolucioni nuk ndalet. Por këto 45 ditë revolucioni përqendrohet tërësisht te vota dhe ne po shkojmë drejt votës. Ne do t’i rikthehemi, selia është e jona, logoja është e jona”.