Berisha: Pas shpalljes non-grata nga Britania e Madhe qëndron Rama dhe Basha
Ish-kryeministri Sali Berisha konfirmoi sot se pas SHBA-ve është shpallur non grata edhe nga Mbretëria e Bashkuar.
Berisha akuzoi Ramën që qëndron pas këtij vendimi të Britanisë, por theksoi se ende nuk e di shkallën e ndikimit.
Pas shpalljes non grata qëndrojnë Basha e Rama?
“Qëndrojnë plotësisht. Rregulli është ky nëse SHBA-të i ndalojnë vizat një personi, sipas një traktati, pothuajse automatikisht. Mesa kuptova nga letra ky ndalim nuk është mbi bazën e këtij traktati. Rama njoftoi të parin, dhe të dytin.
Të akuzosh një tjetër për një çështje të një personi 14 vite më parë që është zbardhur 1000% dhe vazhdon të bëjë biznes intensiv do të thotë të jesh i mashtruar, këtë mund ta bëjë vetëm mafia shqiptare. Burime janë të njëjta, sa është ndikimi, nuk mund ta them. Në çfarë shkalle është“, tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

