Berisha: Pas shumë vitesh, më 7 korrik opozita e vërtetë doli në shesh

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një takim me kryetarët e degëve në Tiranë, iu kthye protestës së 7 korrikut, duke thënë se aspekti më i rëndësishëm është se për herë të parë prej vitesh, në shesh doli opozita e vërtetë. Për të Rama tentoi të vendosë nën kontroll opozitën.

“Përpjekjet më antidemokratike, më primitive, më të turpshme, u bënë që të vendosnin nën kontroll të paligjshëm opozitën shqiptare, që ta mbajnë këtë opozitë në një vegël të qeverisë. Të një njeriu i cili është armik i egër i lirisë dhe votës së shqiptarëve.

Të një njeriu i cili, pasi rrëmbeu dhe shkelmoi vullnetet e shqiptarëve dhe votat e tyre, vendosi të fshijë pluralizmin nga harta politike e vendit. I them këto që ju duhet të qartësoni çdo demokrat, demokrate dhe çfarë rreziku ekzistencial për liritë e qytetarëve dhe demokracinë e Shqipërisë përbën Edi Rama. Dhe çfarë prove e madhe na pret ne.

A do të vazhdojmë ne t’i lejojmë këtij zotërie të ecë në këtë mënyrë, të shkelë mbi ato arritje, me aq sakrifica të shqiptarëve në këto 30 vite dhe të na kthejë në kohërat e etërve të tij? A do të pranojmë ne këtë gradualitet që na solli deri këtu? Gjer në këtë shkallë, se ai pasi rrëmbeu votën donte të asgjësonte pluralizmin dhe ka një vit që bën lojën e turpshme, primitive, me pseudo-opozitën”.

SHKARKO APP