Berisha: Pashiqi i Tiranës (Edi Rama) punon kundër Kosovës

Sali Berisha gjatë një takimi të zhvilluar në kuadër të Ditës së Pavarësisë në selinë blu, tha se kryeministri Edi Rama është dhunues i sovranitetit të Shqipërisë. Berisha e cilësoi Ramën si “Pashiqi i Tiranës”, ndërsa u shpreh se kryeministri punon natë e ditë kundër gjysmës tjetër të kombit, Kosovës.

”Ai është sot Kryeministri ndër më të inkriminuarit në botë. Ai vjedh me firmë e tij çdo ditë pasuritë publike të vendit, ndaj dhe ka zgjedhur të shkelmojë sovranitetin e shqiptarëve dhe të vendosë diktuarën e tij. Kjo ditë sot frymëzon më shumë se çdo ditë, u jep zemër shqiptarëve të ngrihen.

Nuk mund të pranojmë një dhunues të sovraniteti që për pushtet personal i ka rrëmbyer kombit të gjitha pushtetet dhe punon ditë e natë kundër gjysmës tjetër të kombit, kundër Kosovës, që me të drejtë e kanë quajtur me të drejtë Pashiqi i Tiranës”, u shpreh Berisha ndër të tjera.

SHKARKO APP