Berisha: PD-ja sipas Bashës nuk ka forume, status dhe votë

Sali Berisha thotë se PD-ja sipas Lulzim Bashës nuk ka forume, status dhe nuk ka votë, sepse ai mendon se do të ekzekutojë pluralizmin, por kjo gjë kurrë nuk do të ndodhë.

Ish-kryeministri u shpreh se Basha ka tmerr nga vota dhe se ai në historinë e Shqipërisë do mbahet mend si njeri që ka frikë me votën.

”Basha ka tmerr nga vota, ai në historinë e Shqipërisë do mbahet mend si njeri që ka frikë me votën, por ne jemi njerëz që i besojmë votës së lirë. Gjer në vitin 2013, ne kemi pasur problematikat tona dhe sherret tona, por kurrë s’kemi pasur një anëtar që ka thënë se nuk jua numëra vota. Fitonte ai që fitonte”,-tha Berisha në takimin me demokratët në Gjirokastër në kuadër të turit ”Foltorja për një PD më të bashkuar”.

SHKARKO APP