Berisha për Belerin: Nuk po blinte vota, ishte duke ngrënë pilaf kur e arrestuan!
Sali Berisha ka folur sërish për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri i cili ndodhet në burg që prej 12 majit, i kapur në flagrancë duke dhënë para për blerje votash. Berisha thotë se mbrëmjen e arrestimit, Fredi Beleri ka qenë duke ngrënë pilaf dhe jo duke shpërndarë euro.
“Po ai nuk ka blerë vota. Është e dyta, është dhe faqe më e zezë akoma. Ai nuk ka blerë vota. Ai mbahet në burg mbi bazën e një montimi të Ardi Veliut të tipit të Sigurimit të Shtetit. Dhe ju e patë vet se jeni gazetarë. Ai po hante një pjatë pilaf në 12 të natës, dhe thanë po shpërndante euro, ja flagranca.
Dhe ajo që më ka bërë më përshtypje mua. Një nënë me tri fëmijë, nxirret në 2 të natës nga shtrati i fëmijëve të vet dhe çohet në Vlorë, se ke marrë para. Nuk kishte marrë asnjë lek ajo”, tha ai.