Berisha për fitoren e Trump: U godit përbindëshi i planetit Soros

Sali Berisha këtë[ mbrëmje nga dritarja e apartamentit, foli edhe për fitoren Donald Trump në garën presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një falenderim të veçantë, Sali Berisha e pati për Elon Musk, i cili sipas tij është angazhuar të vijojë betejën kundër George Soros.

”Miqtë e mi, fitorja e Donald Trump-it është goditja në zemër e një përbindëshi, e kryekorruptorit të planetit, e kryecensorit të planetit, Xhorxh Soros.

I dërgoj një përshëndetje të përzemërt Elon Musk, që deklaroi sonte se do i përkushtojë betejën e tij, betejës kundër Sorosit, kundër kësaj të keqeje që ka zëvendësuar marksizmin, kundër globalizmit që shkatërron kombe dhe familje”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?