Berisha për incidentin me Alibeajn: Ishte keqkuptim
Aktualitet E Enjte, 21 Prill 2022 12:15
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sqaruar për mediat debatin që pati me Enkelejd Alibeajn në foltoren e Kuvendit.
Ai tha se nuk kishte ndërmend të bënte debat me Alibeajn.
“Ishte një keqkuptim. Alibeaj do i kthente përgjigje sepse i ka përmendur emrin. Unë dëgjova që emri im ishte lakuar disa herë. Unë do të merresha me çështje madhore. Që një kryeministër të nxirret nga avioni me forcë s’ka skandal më të madh”, tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

