Berisha për Lapajn dhe Alibeajn: Patericë e Ramës, futën familjarë në lista

Sali Berisha ka kritikuar partitë e reja, duke i quajtur paterica të Ramës dhe komentoi listat e mbyllura të tyre në garën e 11 Majit të cilët vendosën emrat e familjarëve të tyre në listat e mbyllura.

Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet’ me bashkëkryetarë Adriatik Lapaj, Pano Soko e Endri Shabani dhe koalicioni ‘Djathtas për Zhvillim” të Enkelejd Alibeajt e Dashamir Shehit vunë emrat e familjarëve në lista.

”Ishte i frikshëm vendimi i disa partive që quhen të reja gjoja, por që janë paterica të Edi Ramës, kur pashë që futën familjarët e tyre në listat e mbyllura. Nga dy dhe tre familjare në listat e mbyllura. Do bënin atë që bën Edi Rama sot që ndan paratë me baxhanakun, ndan pronat me vëllain, ndan shuma me familjarët e vet. Këto janë origjina e tmerrshme e korrupsionit”,-tha Berisha gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët online.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?