Berisha për Martinajn: Rama mendon se lahen duart me zhdukjen e një njeriu
Gjatë një bashkëbisedimi me intelektualë dhe banorë të zonës së Prrenjasit, kryetri i PD-së Sali Berisha foli sërish Ervis Martinajn.
”Ti një muaj pasi është zhdukur, thua të gjendet Ervis Martinaj. Çdo shqiptar e dinte se ishte biznesmeni legal apo illegal i lojërave të fatit. Olsi Rama ishte në hije, tani zhduket njeriu, dhe zhdukesh pas një muaji. Mendon se njerëzit nuk e dinë që pas lojërave të fatit fshihet Olsi Rama. Mendon ky se lahen duart me zhdukjen e një njeriu”.