Berisha për median italiane: Pakti Romë-Tiranë ka probleme serioze ligjore!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për median italiane “La Presse” në lidhje me paktin mes Italisë dhe Shqipërisë për qendrat e refugjatëve.

Berisha tha se marrëveshja Romë-Tiranë ka probleme serioze ligjore. Sipas tij, Edi Rama është kampion i blofit dhe do të mbrohet duke thënë se kjo nuk ka lidhje me vendin e tij.

“Unë e kam kundërshtuar këtë marrëveshje që në fillim për arsyen kryesore dhe të vetme: problemet e pamohueshme ligjore që lindin në raste të ngjashme, që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut. Vendimi i Gjykatës së Romës është padyshim një problem serioz”, tha kreu i Partisë Demokratike Shqiptare për ‘La Presse’.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për sa i përket pasojave të këtij vendimi për Edi Ramën, ky i fundit është aktualisht kampion i blofit në Europë dhe më gjerë. Tani do të mbrohet dhe do të thotë se kjo nuk ka të bëjë me Shqipërinë, por me Italinë”, shtoi Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?