Berisha për mega-operacionin e SPAK: Gjithçka për të mbuluar lidhjet e qeveritarëve me krimin e organizuar

Sali Berisha në një dalje publike për mediat nga banesa, tha se kreu i SPAK Altin Dumani përsëriti skemën e mashtrimit, edhe në operacionin e fundit të Strukturës së Posaçme. Berisha thekson se SKAP nuk bëri asgjë për të zbuluar lidhjet e qeveritarëve me krimin e organizuar.

”Nga operacioni, janë lëshuar 50 urdhër-arreste dhe nuk janë kapur as 5 vetë. Altin Dumani përsëriti skemën e mashtrimit, njësoj si në rastin e inceneratorëve, ku u arrestuan vetëm 2 drejtorët e Veliajt, pasi të tjerët ishin në burg. Ne dënojmë dekonspirimin e operacionit.

Me këtë operacion, SKAP bëri gjithçka për të fshehur emrat e Ramës, Pjerin Ndreut, Ëngjëll Agaçit, që kanë bashkëpunuar me bandat. SKAP i partisë bëri gjithçka që të fshehë lidhjet e politikanëve me kriminelët”.

SHKARKO APP