Berisha për ngjarjen tek Këshilli Bashkiak: Veliaj i veshur me antiplumb, kishte përgatitur një skenar…

Sali Berisha këtë mbrëmje ka folur për sherrin që u pa dje tek mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Sipas Berishës, kryebashkiaku Erion Veliaj qëndronte i veshur me antiplumb në karrigen e turpit dhe se kishte përgatitur një skenar përgjakje. Më tej Berisha thotë se akti i djeshëm do i shtohet krimeve të Veliajt, dhe se ky i fundit do të marrë përgjigjen e rëndë ligjore.

”Të dashur miq, meritoni një përshëndetje të jashtëzakonshme sepse siç e patë, me protestën tuaj tek bashkia, e ndrytë në antiplumb dhe qeramikë Erion Hajdutin, Erion Veliajn.

Ai dje qëndronte në karrigen e turpit, i veshur me antiplumb dhe kishte përgatitur një skenar pse jo përgjakje të parlamentit të Tiranës.

Unë e garantoj Erion Veliajn se akti i tij i djeshëm do t’i shtohet serialit të krimeve të tij të shëmtuara dhe do marrë përgjigjen më të rëndë ligjore. Por para saj do të marrë përgjigjen më të rëndë tuajën, përgjigjen më të rëndë popullore”,-tha Berisha.

SHKARKO APP