Berisha për Ramën: Do e çoj politikisht atje ku e meriton, ka ditët e fundit në politikë

Kryeministri Edi Rama e quajti ”të vdekur”, por ish-kryeministri Sali Berisha thotë se ai do ta nisë politikisht kundërshtarin e tij politik atje ku e meriton. I ftuar në emisionin ”Bardh a Zi”, Berisha theksoi se e ka një zotim publik, duke nënkuptuar se Ramën do ta rrëzojë nga pushteti.

Berisha: Kur njeriu futet në një spirale të tillë, do të thotë se ai jeton me lugetër me fantazma dhe është afër finales së tij politike, ditëve të fundit të tij në politikë. Unë nuk flas për jetëgjatësi biologjike, por ai lajmëroi në Kongresin e tij hyrjen në një spiral të tmerrshëm politik për të. Mohimi i opozitës që është përpjekja e një njeriu të tmerruar për të shpëtuar nga makthet që i krijojnë opozita e vërtetë atij dhe rikthimi i njeriut që ka të gjithë trashëgiminë, të gjithë potencialin për ta nxjerrë atë nga skena politike. Sali Berisha është i vetmi person në politikën shqiptare që e ka mundur 3 herë Edi Ramën.

Kristo: Por edhe ai ju ka mundur?

Berisha: Një herë.

Gaçe: Cila është përgjigja juaj për të gjallët, se ai ju quajti të vdekur?

Berisha: Zotohem para të gjithë të gjallëve në Shqipëri se Edi Ramën do ta nis politikisht atje ku e meriton.

SHKARKO APP