Berisha për Skëndërbeun: Strateg gjenial, mbrojti trojet nga pushtimi osman

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përkujtuar heroin kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, në 554-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Berisha thotë se ai ishte një strateg gjenial që me betejat e tij mbrojti trojet arbnore nga pushtimi otoman.

Postimi i Sali Berishës

Sot përvjetori i përjetësisë së Skëndërbeut! Miq, sot 554 vite më parë Prijësi i përjetshëm i kombit tonë, Gjergj Kastrioti Skëndërbeu mbylli sytë përgjithmonë!

Skëndërbeu ishte një starteg gjenial, i cili me betejat e tij kundër hordhive të Portës së Lartë, mbrojti trojet arbnore por dhe mbarë qytetërimin perëndimor nga pushtimi otoman.

I shndërruar për së gjalli në legjendë, ai mbeti përjetë të jetëve si forca e identitetit tonë kombëtar perëndimor, si princi i pavdeksisë të kombit shqiptar. Lavdi!

SHKARKO APP