Berisha: Për të mbrojtur Ramën, SPAK më shpalli kryebashkiak të Tiranës
Një piramidë mashtrimi i quajti Sali Berisha të gjitha pretendimet e SPAK në dosjen prej 500 faqesh për dosjen Partizani. Berisha hodhi akuza ndaj prokurorëve të SPAK, pasi sipas tij për të mbrojtur Edi Ramën kanë fshehur dokumente dhe i kanë tjetërsuar ato.
“Mercenarët e SPAK-ut pasi nuk kanë gjetur asnjë shkelje të vetme ligjore, pasi nuk kanë gjetur asnjë dëshmitar që të pohojë se Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi kanë bërë ndërhyrjen më të vogël në këtë proces, dhe për të mbrojtur Edi Ramën, këto qenie të shpifura shkojnë deri aty sa të shpallin Sali Berishën kryetar të Bashkisë së Tiranës”, tha Berisha.
Me në duar dokumente që tha se mbanin firmën e Edi Ramës, iu përgjigj akuzave të SPAK dhe deklaroi se ka qenë atëherë-kreu i Bashkisë së Tiranës ai që ka ndërruar destinacionin e terreneve sportive në zonë ndërtimi dhe jo ai vetë si kryeministër i kohës.
“Fshehin dokumentin zyrtar që e kanë në dosje, në të cilin del se jo Sali Berisha, por është Edi Rama që ndryshoi destinacionin e zonës nga zonë sportive ne zone urbane ndërtimi 5 muaj më herët nga sa pretendon Skapi i partisë”.