Berisha pjesë e protestës së 20 shkurtit? Njerëzit e Bardhit do të përfshihen në strukturat e PD-së

Bashkimi i “Rithemelimit” dhe grupit të Gazment Bardhit, është një bashkim mekanik në funksion të zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm. “Është një bashkim mekanik që lidhet me zgjedhjet e vitit të ardhshëm, kur PS ka nisur përgatitjet dhe është shumë hapa para. Kjo është një nga arsyet që e ka nxitur këtë bashkim. Do të nisë një tur i deputetëve në degët e partisë në rrethe, që ky bashkim të përafrohet edhe midis militantëve”,tha gazetari Juxhin Mustafaraj.

Duke theksuar se kryefjala e mbledhjeve të sotme ishte protesta e 20 shkurtit, gazetari raportoi individët që deri më sot kanë mbështetur Bardhin, do të përfshihen në strukturat e PD-së. “Do të ketë një përfshirje të të gjithë deputetëve, më pas do të vazhdojë në strukturat e Partisë Demokratike. Të gjithë deputetët mbështetës të Bardhit do të përfshihen në departamentet e tyre në selinë e PD. Do të ketë hapësirë Gjekmarkaj dhe Salianji”.

Mustafaraj foli edhe për zërat se Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie, mund të bëhet pjesë e protestës së 20 shkurtit. “Ka pasur zëra që Berisha t’i bashkohet protestës, por deputetë të tjerë kanë menduar se një vendim i tillë do të rëndonte pozitat penale të Berishës”, tha gazetari për “Top Story”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?