Berisha: Po lexojmë elektoratin e Ramës me një teknologji, 80% e grave kishin neveri

Sali Berisha thotë se ka një formë se si mund të lexohet elektorati i Ramës. Për të kryeministri ka negativitet të tmerrshëm dhe mendon se duke folur marrëzira mund të fitojë vota, ndërkohë që në fakt ka një metodë që zbulon se personat që marrin pjesë në takimet elektorale të Ramës janë të neveritur nga fjalët e tij.

“Nëse e vë re ka një neveri popullore masive. Merr ti botën digjitale, Erion Veliaj dhe Edi Rama prodhojnë një negativitet të paimagjinueshëm tek njerëzit. Ne kemi bërë dy herë face reding, leximin e fytyrave në takimet e tij me gratë. 80% e grave në takimin e Elbasanit, i kam këtu rezultatet, kishin sentimente jashtëzakonisht negative ndaj fjalës së tij, po kaq në Shkodër”,-u shpreh Berisha në ”Euronews Albania”.

Ish-kryeministri garantoi se kjo metodë është shumë funksionale, sidomos te gratë sepse ato kanë ekspresivitet më të madh.

SHKARKO APP