Berisha poston mesazhin e denoncuesit: Ja ç’po bëhet me pronat në Jalë
Një familje nga Jala ka akuzuar Ministrinë e Mbrojtjes se i ka vjedhur pronën në Jalë. Lajmin e ka bërë me dije ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka postuar në faqen e vet në Facebook mesazhin e familjarit.
“Ne kemi pronën pranë Shtëpisë së pushimit ushtarak në Jal,në 2016 Ministria e Mbrojtjes ka bërë mbivendosje në hipotekë,me 45 mijë metra,duke na përfshirë dhe pronën tonë”- thuhet në mesazh.
Postimi i Berishës
Ja si vodhi ndrikull Trafiku 45000 m2 ne Jale!
Lexoni mesazhin e pronarit dixhital! sb
Mirembrema i nderuari Zoti Sali Berisha!Ju urojme shendet te plote familjarisht!Na falni per shqetesimin ne kete ore te vone!Jemi familja Bala nga Jali,miqte tuaj.Na shqeteson nje problem shume serioz me skandalet qe ben kjo qeveri.Ne kemi pronen prane Shtepise se pushimit ushtarak ne Jal,ne 2016 Ministria e Mbrojtjes ka bere mbivendosje ne hipoteke,me 45 mije metra,duke na perfshite dhe pronen tone.Kerkojme dhe ndihmen tuaj,ne do vazhdojme dhe ligjerisht.Perzemersisht familja Bala!
KOHA JONË SONDAZH

