Berisha prezanton kandidatin në Lushnje: Rama ka pushtet më shumë se Ramiz Alia në 1991

Mbrëmjen e kësaj të enjte, Sali Berisha prezantoi kandidatin në Lushnje, Eduart Sharkën. Ndërsa e cilësoi 14 Majin si dita që do të ndajë historinë, Berisha i’u bëri thirrje qytetarëve që të bëjnë gjithçka për të ndaluar shkretimin dhe rrokullisjen e madhe të Shqipërisë. Po ashtu tha edhe se Rama ka pushtet më shumë se Ramiz Alia në 1991.

“14 maji është një datë që ndan historinë. Pas 32 ditësh jeni të ftuar të votoni kandidatin që keni zgjedhur me votë të lirë, që nuk e ka emëruar as kryetari as kryesia. Duhet të ngrihemi me të gjithë forcën tonë e të ndalim katastrofën e shkretimit e kombit e vendit tonë.

Në 8 vite nga Shqipëria kanë emigruar në BE 937 mijë shqiptarë. Me këto ritme në 16 vite nuk dihet kush do ngelet në Shqipëri Nuk ka popull në botë që e di më mirë çdo të thotë monizëm, e kaluam për gjysmë shekulli.

Sot kemi një njeri i cili ka në duar çdo pushtet, ka pushtet më shumë se Ramiz Alia në 1991. Kemi në pushtet një njeri i cili prodhon nga mëngjesi në darkë vetëm negativitet për shqiptarët. kemi një qeveri në të cilën të drejtat e qytetarëve shkelmohen. Çdo socialist i ndershëm dhe qytetar i ndershëm duhet të bashkohet me ne”, ka deklaruar ai.

SHKARKO APP