Berisha prezanton kandidatin në Mirditë: Më 14 Maj, zgjedhjet janë për fatin e Shqipërisë
Sali Berisha këtë të mërkurë u ndal në Bashkinë e Mirditës ku prezantoi kandidatin Albert Melyshi. Berisha tha se në 14 Maj do të mbahen zgjedhjet lokale për fatin e Shqipërisë.
“Këta janë qeveritarë që urrejnë qytetarët. Këtyre u duken njerëzit qenie inferiore, u duken të padijshëm, u duken se ashtu e meritojnë ndaj dhe është një thirrje, një apel. Atij nuk i bëjnë përshtypje pse ikin shqiptarët. Të ikin thotë, mjafton të pasurohet ai.
Çfarë ndodh? Ndaj dhe këto zgjedhje nuk janë zgjedhje vetëm për qeverinë vendore, janë zgjedhje për fatin e Shqipërisë, fatin tonë, për çdo demokrat, socialist dhe pa parti.
Thirrja është të bashkohemi, sepse sot jemi njerëzit më të vjedhur në Europë. Më falni, pse u dyfishuan rrogat në vitet 2005-2013. Sepse absolutisht kisha një qëllim më kryesor, përmirësimin e jetës tuaj, të qytetarëve, kjo ishte kryesore”,-tha Berisha.