Berisha prezanton kandidatin në Pogradec: Ndryshim në 14 maj

Sot Sali Berisha ka vijuar fushatën elektorale. Qyteti i radhës për të prezantuar kandidatin e opozitës ishte Pogradeci, nga ku vijoi të shpreh me bindje fitoren në 14 maj.

“Asnjë nga kandidatët që unë paraqes nuk janë kandidatë të kryetarit, apo kryesisë së partisë. Janë kandidatë të votës, vullnetit tuaj. Janë kandidatë të lirisë”, tha Berisha.

Kandidatët e Lirisë të Sali Berishës do të dalin nga vula e Partisë së Lirisë, forca politike e cila i ka garantuar futjen në garë. Takimet në terren të ditëve të fundit duket se kanë kristalizuar edhe më shumë marrëveshjen ndërmjet Berishës dhe Metës, njëri kandidatët për kryetar, tjetri ato për këshilla.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në asnjë vend të botës së lirë akte të tilla nuk kanë ndodhur. Por ne jemi të sigurt se jo vetëm do marrim pjesë me kandidatët tanë të lirisë, por do fitojmë zgjedhjet dhe do shkojmë drejt përmbysjes përfundimtare të regjimit monist të Edi Ramës.

Swiss Digital Mobile Reklama

A duhet ne të qëndrojmë duarkryq? A duhet ne ta përcjellim këtë me indiferencë? A duhet ne të shkojmë të udhëtojmë të përgjumur në fatin tonë? A duhet ne t’i nënshtrohemi këtij fati? Kurrën e kurrës!”, tha Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?