Berisha prezanton logon e fushatës, vendos bufin në tavolinë: I them Ramës…

Sali Berisha ka prezantuar këtë të premte logon e fushatës së PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Teksa komentoi numrin 1 që i përket këtij koalicioni në fletën e votimit, ai u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë 1-shin. Ndërkohë tha se do të flasë në kongresin e Partive Popullore dhe do të paraqesë të vërtetat e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

”Nuk ka dhuratë më të madhe se sa kjo. Në të gjitha librat, përshkruhet si më i miri, si i pari. Kur fati që është sa hyjnor dhe tokësor, i ra PD-së të ketë këtë numër, entuziazmi i demokratëve dhe mbështetësve të PD-së, por në tërësi i shqiptarëve ishte dhe është jashtëzakonisht i madh. Pra ata që votojnë për Partinë Demokratike dhe Aleancën Shqipëria Madhështore votojnë 1-shin. Defakto janë 1-sha. Nuk mohohet, të jesh 1-sh, t’u përkasësh 1-shave është një nder, një privilegj, është një detyrë të qëndrosh në lartësi. Po kjo do të jetë e gjithë, por nuk po ndalem tek flamuri që ka bukurinë e tij mahnitëse. Logoja, pra çdo gjë, siç e shihni është logoja e betejës, logoja me të cilën demokratët shkojnë drejt fitores së 11 majit”,-tha Berisha.

Por fillimisht u bë lajm për bufin e Ramës. Ai u shfaq në konferencë me një buf me ngjyrë të bardhë në tavolinën e tij, duke ju kërkuar operatorëve që ta filmojnë. ”Filmojeni pak, ju lutem mos harroni. Pra kjo nuk mund të them se është një dhuratë për Edi Ramën”, tha Berisha, duke shpjeguar më tej se bufi është “një simbol i mençurisë, i diturisë dhe i vendimit jo në shekuj, po në mijëvjeçarë”. Në vijim Berisha u shpreh se injoranca e Edi Ramës nuk është argument kundër tij.

Berisha prezanton logon e fushatës, vendos bufin në tavolinë: I them Ramës…

SHKARKO APP