Berisha prezanton Zef Hilën në Vaun e Dejës: Më 14 Maj, zgjedhje për t’i thënë “stop” vjedhjes

Sali Berisha ka prezantuar pasditen e kësaj të marte kandidatin për Bashkinë Vau i Dejës, Zef Hilën, për të cilin tha se do dorëzojë mandatin e deputetit për të kthyer bashkinë në shtëpinë e parë të qytetarëve. Për të tepër, Berisha tha se zgjedhjet e 14 Majit janë zgjedhje për çdo shqiptar, për t’i thënë stop vjedhjes.

”14 maji është një ditë e një rëndësie të jashtëzakonshme. Këto zgjedhje janë më të rëndësishmet që nga viti 1992. Në këto zgjedhje vendoset fati i demokracisë.

Do pranojmë ne monizmin e Edi Ramës, pushtetin e tij absolut nga këshilltarët deri tek kryeministri, presidenti, gjykatat, policia apo të tjerë me radhë, apo si njerëz të besimit tek pluralizmit, demokracia, çfarë do që të jemi, demokratë, socialistë, pa parti do votojmë për pluralizmin, për demokracinë.

Nuk do të harrojmë kurrë se kombet kanë patur në histori fatkeqësitë më të mëdha nga monizmat, ideologjike, doktrinarë, marksistë-lelinistë, nga monizmat teokratike, si ky që bazohet në krimin drogën dhe vjedhjen e qytetarëve.

Në këtë kontekst unë përshëndes bashkimin e demokratëve në Vaun e Dejës dhe u bëj thirrje gjithë qytetarëve të bashkohemi, se pluralizmi nuk është vetëm për demokratët, por për çdo shqiptar që i thotë dinjitetit të njeriut, dinjitet, që beson se liria krijon mundësi më të mëdha për njeriun. Që beson se Shqipëria vetëm si vend i lirë mund të zhvillohet. Zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhje për çdo shqiptar për ti thënë stop vjedhjes monstruoze të qytetatëve shqiptarë nga kjo qeveri”,-tha Berisha.

SHKARKO APP