Berisha: Projekti i Kampusit u sabotua, Shullazi do ishte përfitues i tenderit
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me pedagoget mbi sfidat e Arsimin e Lartë, sulmoi rektorin e Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, të cilin e cilësoi një ish-hetues të regjimit komunist. Ai tha se emërimi i Hoxhës në këtë detyrë është fyerje për botën akademike shqiptare.
Po ashtu Berisha tha se projekti i Kampusit u sabotua, dhe se Shullazi do të ishte përfitues i tenderit.
”U bë dhe parketi për korpusin, por a e dini se pse u sabotua? Se Shullazi do të ishte përfitues i tenderit. I doli kandidati për rektor dhe tha; të zhduka, i doli asaj zonjës. Ai mori dënimin që meritoi, por Kampusi u zhduk. Se çfarë është aty tani, çdo gjë tjetër është por jo Kampus”,-tha Berisha.