Berisha publikon denoncimin: Gjendje alarmante e Covit-19 në Tropojë!

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se situata e përhapjes së koronavirusit në Tropojë është alarmante.

Përmes rrjeteve sociale, Berisha jep një panoramë të zymtë të situatës, ku duke iu referuar një denoncimi të bërë publik nga ai vetë, mësohet se: Janë mbi 20 persona që presin më kot për testin; Të sëmurë në gjendje të rëndë që nuk ndihmohen; 127 nuk ju shkon në ndihmë; Personeli mjekësor pa mjete mbrojtëse

Denoncimi i publikuar nga Berisha

Gjendje alarmante e Covit-19 në Tropojë!

Janë mbi 20 persona që presin më kot për testin!

Të sëmurë në gjendje të rëndë që nuk ndihmohen.

127 nuk ju shkon në ndihmë.

Personeli mjekësor pa mjete mbrojtëse

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje Dr. Berisha. Në B. Curri gjendja jashtë kontrollit nga Covid19. Mjekët e qendrave nuk ju përgjigjen të sëmurëve, ata vijnë në spital për ndihmë, por në spital s’ka tampona, ata që kanë tampon nuk i përgjigjen as mjekët e spitaleve, thua se ua bëjnë me paratë e veta. Ka dhe një pacient në gjendje të keqe me Covid-19, Sh. Gj, që nuk i jep ndihmën njeri. As 127 nuk ju vjen në ndihmë personeli në gjendje të mjerueshme gjithçka jashtë kontrolli. Anonim të lutem! Aktualisht janë mbi 20 persona që presin për tampon.

SHKARKO APP