Berisha publikon foton: Kjo është mëshira e ‘Bababuçit’ të Vitit të Ri!
Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i kurset akuzat në drejtim t pasardhësit të tij Edi Rama. Në një mesazh në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Berisha ka publikuar historinë e një personi të paralizuar në komunën Kastrat, që thuhet se i kanë prerë edhe dritat.
Berisha shkruan se kjo është mëshira e Ramës, që e quan ‘Bababuç të Vitit te Ri’, duke marrë nga shkas edhe nga fakti se kryeministri u maskua si babagjysh ditën e ndërrimit të viteve për të bërë surprizë vogëlushit 9-vjeçar Leo dhe një vajze të re.
MESAZHI I BERISHËS
Ja meshira e Norieges, Bababuçit te Vitit te Ri!
Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. sb
“Pershendetje Dr, i paralizuar ne komunen kastrat i presin dhe dritat e lejne ne terr”
KOHA JONË SONDAZH

