Berisha publikon foton: Rama krah tatimorit të arrestuar

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një fotografi të Kryeministrit Edi Rama i cili pozon krah një personi. Ky i fundet, siç shpjegon Berisha, është Gentjan Elezi, tatimori i arrestuar se u merrte ryshfet biznesmenëve.

Berisha

“Po qe mik i Kallam Deshtakut je vetem hajdut! sb Ky ne foto eshte siçilisti Gentjan Elezi qe u arrestua sepse gjobiste bizneset”, shkruan Berisha në komentin që shoqëron fotografinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndaj Gentjan Elezit 29 vjeç dhe Artan Krojt 37 vjeç, të dy punonjës së Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave Tiranë, Gjykata e Durrësit vendosi masën e sigurimit personal arrest me burg pa afat. Dy zyrtarët akuzohen për “korrupsion pasiv dhe aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” si dhe “shpërdorim të detyrës”. Ata u arrestuan tre ditë më parë nga policia e Durrësit pas një hetimi proaktiv 3-mujor. Sipas hetimeve, dy të arrestuarit, në bashkëpunim edhe me një inspektor tjetër të shpallur në kërkim, shpërdoronin detyrën dhe ju merrnin ryshfet bizneseve gjatë inspektimit të tyre, shuma në vlera monetare që shkonin deri në 200.000 lek për çdo rast.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe për Artan Krojin, PD ka akuzuar se ka lidhje me zyrtarë të lartë socialistë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?