Berisha publikon letrën: Gjykatësja që më gjykon mua ka konflikt interesi. Është fshehur pas krimit

Sali Berisha vijon akuzat ndaj gjyqtares Irena Gjokës, e cila ka në dorë dosjen e hetimit kundër tij. Këtë të shtunë në një komunikim me qytetarët, ai tha se Gjoka është në konflikt interesi, pasi ish-kryeministri e ka shkarkuar nga detyra në 1996 me akuzën për korrupsion.

Berisha ka publikuar një letër ku është përgjigjja e Ministrisë së Drejtësisë drejtuar avokatëve të tij, që deklaron se Irena Maneku ka masë disiplinore, por sipas këtij institucioni nuk dihet nëse bëhet fjalë për gjyqtaren në fjalë, apo për një person tjetër.

“Një gjykatëse pa dinjitet, pa cipë, që fshihet pas krimit të saj. I kam kërkuar të bëjë publike ka qenë apo jo e ndëshkuar nga Berisha në 1996, është fshehur pas krimit që ka kryer, pas konfliktit të interesit si mercenare e Ramës.

Po u jap shkresën, është përgjigjja e Ministrisë së Drejtësisë që pranon se ”gjykatësja Irena Maneku, ka masë disiplinore, por nuk e dimë nëse është Gjoka apo një tjetër”, në një kohë që kjo është gjykatësja që fshihet pas krimit, sepse kur ka shkuar dosja, një piramidë mashtrimi, ka deklaruar se nuk kam asnjë konflikt interesi me dosjen për hetim. Të tjera fakte do dalin, kur ajo fsheh se është i njëjti person që është shkarkuar nga Berisha për korrupsion”, tha Berisha.

SHKARKO APP