Berisha publikon skandalin “si po planifikohet falimentimi i RTV Ora dhe Ora News”, reagon bordi i dy televizioneve

Rojet e RTV Ora dhe Ora News do të zëvendësohen me  “Ilirian Guardian”.

Një gjë të tillë e bën me dije ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në Facebook.

Duke ju referuar një mesazhi të ardhur në faqen e tij, Berisha shkruan se kjo është tentativa e Ramës për të falimentuar Ora News.

Berisha: Edvini ka vendosur te falimentoje me çdo kusht televizionin Ora News! Ai do zevendesoje rojet e sigurise te ARB Security me rojet e policise se tij, Ilirian Guard, duke caktuar: 15 000 euro page per to, katerfishin e parave qe shpenzohen tani. Kesaj i thone te vjedhim sa te mundemi! sb

Pershëndetje doktor, Dua të bëj me dije se sot në mesditë është bërë një debat në ministrinë e brëndeshme ku Sandër Leshi planifikon te marrë nen ruajtje institucionin e RTV Ora dhe Ora News. Eshte diskutuar qe kjo kompani do te paguhet rreth 15 mije euro ne muaj rrethe kater fishin e shumes qe paguhet sot per sigurine e ketyre objekteve. Kam dijeni se drejtori teknik i “Ilirian Guardian” (policat e Sandër Leshit) po pregadit stafin e tij per te zëvendesuar rojet e ARB SECURITY të Arben Prenjasit vendrojet e Rtv Ora dhe Ora News me dhunë. Kjo gjë mund të ndodhi nga minuti ne minutë. Anonim ju lutem. Respekt per ju familjarisht.

Ndërkohë, bordi drejtues i TV Ora dhe Ora News në përgjigje të postimit të ish kryeministrit Berisha bën të ditur se nuk e ka një informacion të tillë. Por nëse realizohet një veprim i tillë e cilësojmë një akt të papranueshëm dhe një cenim të radhës të lirisë së medias dhe tentativë për mbyllje të televizionit.

ARB security ka bashkëpunuar prej vitesh me RTV Ora dhe pa asnjë problem, ndaj dhe zëvendësimi i tyre do të shkaktonte një akt të paprecedentë si dhe do të shoqërohet me protesta të punonjësve në mbrojtje të së drejtës së medias.

SHKARKO APP