Berisha publikon videon: Në Kamzë operatori ka votuar 130 herë për qytetarin, këta janë fantazma
Sali Berisha ka publikuar këtë mbërmje në emisionin “Open” disa video ku pretendohet se nuk kanë votuar qytetarët por operatorët. AI thotë se ka ndodhur në Kamëz, ku denoncon edhe se një operator ka votuar 130 herë.
“Hynë votuesja, nuk voton, por për të voton përgjegjësi, kjo ka ndodhur në Kamzës. Kam informacion që ka pasur raste kur një operator ka votuar 130 herë. Kësaj here nuk janë mesazhe, por kamerat e qendrës së votimit. Kemi denoncuar dhe me emra. Operatori nuk ka asnjë punë që të shkojë aty”, tha ndër të tjera Berisha.
“Vendimi përfundimtar do jepet pasi të analizohen të gjitha të dhënat që disponojmë. Një numër i konsiderueshëm mandatesh i janë marrë Bashkë Fitojmë. 9600 votues në Durrës ka rezultuar se kanë votuar pa u verifikuar. Pa diskutim që kjo ndryshon rezultatin. Ne po nxjerrim tani për çdo rreth votuesit shëtitës. Këta janë fantazma të cilët në një verifikim të bërë, një drejtori i bashkisë së Tiranës kishte regjistruar 16 vetë në 4 apartamente të tij bosh…”, tha Berisha.