Berisha: Putin një terrorist nuklear

Ish-kryeministri Sali Berisha e quan “terrorist nuklear” Presidentin rus, Vladimir Putin. Gjatë një prononcimi për gazetarët në hyrje të Parlamentit, ish-kryeministri ofroi një mbështetje për liderët e NATO-s që janë mbledhur në Bruksel për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë.

“Duke shprehur dhe konfirmuar mbështetjen e pakufishme për këtë aleancë, uroj dhe dëshiroj që me vendimet e tij, ky samit t’i japë përgjigjen më të merituar terroristit nuklear, diktatorit gjakësor që beson dhe mendon se mund të terrorizojë lirinë e botës me armët nukleare që ai disponon. Prandaj e konsideroj këtë samit shumë të rëndësishëm për paqen dhe lirinë në botë dhe i uroj shumë suksese”.

Berisha po ashtu e ka dënuar disa herë pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Ai u përfshi në një debat në distancë me ambasadën ruse në Tiranë, pasi tha më 17 mars se i ishin ofruar shuma përrallore për të hequr dorë nga gazsjellësi “Trans Adriatic Pipeline”, në favor të gazit rus.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?