Berisha: Putini i vogël firmosi në Tiranë fitoren e tij. Rama dhe Vuçiç përfitojnë nga kontrabanda ruse

Sali Berisha nga dritarja e banesës ku qëndron në izolim që prej 30 dhjetorit 2023, foli për Samitet që u mbajtën në Tiranë. Berisha shprehet se Putini i vogël (Vuçiç) firmosi në Tiranë fitoren e tij. Po ashtu, Berisha hodhi akuza duke thënë se Rama e Vuçiç përfitojnë nga kontrabanda ruse.

”Presidenti Zelenski jashtë çdo dyshimi priste që ky samit të dilte me zotimin për të dënuar shkeljen e sanksioneve, për të respektuar sanksionet kundër agresionit rus.

Por të gjithë ata që pritën një gjë të tillë, u zhgënjyen sepse padroni i Edi Ramës dhe argati i tij, Aleksandër Vuçiç, që janë të dy përfitues të kontrabandës ruse, bllokuan deklaratën. Dhe jo vetëm që nuk u dënua fakti që Serbia është shndërruar sot më shumë se kurrë në një Rusi të vogël, 15 herë në javë fluturon linja ruse në Beograd.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jo vetëm që nuk u tha një fjalë, por me heshtjen e plotë, Beogradi mori licencën për të vazhduar thyerjen e sanksioneve sikur ato të mos ishin, të mos përbënin një problem për NATO-n dhe BE-në”,-tha Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?