Berisha: Pyjet po i djeg partia kanabiste


Ish-Kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një statusi në facebook ka akuzuar qeverinë e cila po ndjek vetë Shqipëri dhe është duke i vënë zjarrin. Sipas Berishës janë personat e partisë ata që po qëllimit po i vënë zjarrin vendit, si pasojë e kultivimit të kanabisit. Sipërfaqe të mëdha pyjesh janë përfshirë nga vatra zjarri duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në pikën turistike të Dardhës. Prej rreth tre ditësh, zjarri i fuqishëm i favorizuar nga era e fortë dhe terreni i vështirë, ka bërë që situata të dalë jashtë kontrollit dhe është dashur ndërhyrja nga ajri për të lokalizuar vatrat. 

"Zjarre të mëdha, njëlloj si në piskun e vapës së gushtit kanë shpërthyer në zona të ndryshme të vendit. Kështu, vetëm dhjetë ditshin e fundit, zjarret masive kanë shkrumbuar qindra hektarë pyje në kryeqytetin europian të kanabisit, Tepelenë, por dhe në parqet kombëtare të Dardhës dhe Dajtit përkatësisht në Korçë dhe Tiranë", është shprehur Berisha.

Më tej ai ka theksuar se nuk janë vetëm këto zona të rrezikuara por dhe në dhjetëra zona të vendit, parcela të tëra pyjore po digjen nën indiferencën totale të autoriteteve zjarrëvënëse.

Dhjetëra forca të ushtrisë dhe emergjencave civile punuan në terren, ndërsa drejtuesit e policisë pyjore thanë se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm. Për këtë arsye, Berisha ka shtuar se: "Burime të sigurta nga policia njoftojnë se pyjet po i djegin narkotrafikantët e partisë kanabiste për të zgjeruar plantacionet e tyre të kanabisit".

 

R.Shtylla

 

SHKARKO APP