Berisha: Qeveria zvarrit ”Rrugën e Arbrit”, Skavica përmbyt tokat pjellore të Dibrës

Kryeministri Edi Rama inauguroi dy ditë më parë një tjetër segment të ”Rrugës së Arbrit” dhe lajmëroi përfundimin e tunelit të Murrizit brenda këtij viti. Por Sali Berisha në takimin elektoral me dibranët, tregoi arsyet përse qeveria e tij nuk e përfundoi ndërtimin e rrugës dhe arsyet përse po zvarriten punimet nga socialistët.

“Pse e ndërpreve Sali? Ajo u ndërpre për shkak se shimi i tunelit të Qafë Murrizit ishte i pamundur”. Berisha siç ka bërë prej dy vitesh ripërsërit se Rama me ndërtimin e Skavicës do të përmbysë të ardhmen e Dibrës. Duke i meshuar disa herë faktit se Rama siç thotë nuk e do veriun, kreu i demokratëve iu kërkoi dibranëve ta duan qytetin e tyre aq sa e do ai.

Në takimin elektoral në Bulqizë, Berisha foli për keqmenaxhimin e pasurisë më të madhe që ka toka e kësaj bashkie, kromin duke mos u sjellë asnjë përfitim banorëve. “Mbi 20 milionë tonelata krom shfrytëzohen në mënyrë të egër”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?