Berisha: Qeverisja e Ramës më dramatikja në 30 vitet e fundit, po zbaton planin e Vaso Čubrilović-it
I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV ORA, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se qeverisja e Ramës është më dramatikja në 30 vitet e fundit në vend.
Ai shtoi se ai po zbaton praktikën e Vaso Čubrilović-it për largimin e shqiptarëve nga Shqipëria me të njëjtën platformë.
Berisha: Njeriu që nuk ka arritur në stadin e qytetërimit, për deficite elementare të formimit apo prej çrregullimeve psikologjike, për atë përgjegjësia nuk ekziston. Çdo gjë që i ndodh atij, i ndodh për shkak të të tjerëve, por qeverisja e tij është e pranuar universalisht, si historia më dramatike e Shqipërisë në 30-vitet e fundit. Ai ka zbatuar praktikën e Vaso Çuvolovicit për largimin e shqiptarëve nga Shqipëria me të njëjtën platformë.