Berisha: Qeveritë më të fuqishme të botës nuk nxorën asnjë provë kundër meje
Nga dritarja e banesës ku qëndron i izoluar që prej 30 dhjetorit, duke komentuar akuzat e bëra ndaj tij nga ana e SPAK, Sali Berisha deklaroi se kjo betejë do ti çojë demokratët drejt fitores. ”Në qoftë se me akuzat për korrupsion u shpalla non-grata, koha provoi se u riktheva edhe fuqishëm edhe njëherë në krye të PD. Në qoftë se me akuzën për korrupsion në dosjen Partizani, vendosën Sali Berishën në arrest shtëpie, ju garantoj se kjo akuzë, se ky qëndrim, se kjo betejë e jona, do na çojë ne drejt fitores së sigurt”.
Pjesë nga fjala
Së fundmi, prapë duhet të ndalem përsëri sepse dua ta kemi shumë të qartë që kjo betejë, një nga dimensionet më të shëmtuara ka luftën e kampit korruptiv dhe të korrupsionit kundër Sali Berishës dhe antikorrupsionit të tij dhe tuajën, të atyre që e besojnë Sali Berishën.
Shpikën, nga kulla dolën te dosja Partizani. Burgosën një njeri, i cili për fajin e vetëm se është dhëndri i Sali Berishës, dhe ka marrë në përputhje me çdo ligj të vendit, 410 metra katrorë tokë. Por unë do u them shqiptarëve se ky njeri, pavarësisht se Sali Berisha ka qenë për vite të tëra president dhe kryeministër, ka arritur të marrë as 0.1 përqind nga miliona metër katrorë tokë të trashëguar nga Tiranë në Shkodër, nga Hani i Hotit gjer në Divjakë. Familjet e tij.
Dhe tani i pret dështimi përfundimtar. Në këtë betejë ne jemi të sigurt në fitoren tonë. Në qoftë se me akuzat për korrupsion u shpalla non-grata, koha provoi se u riktheva edhe fuqishëm edhe njëherë në krye të PD. Në qoftë se me akuzën për korrupsion në dosjen Partizani, vendosën Sali Berishën në arrest shtëpie, ju garantoj se kjo akuzë, se ky qëndrim, se kjo betejë e jona, do na çojë ne drejt fitores së sigurt.
Ne do fitojmë! Ndaj dhe thirrja ime për çdo qytetar të këtij vendi, ngrihu me armën e të vërtetës se nuk ka armë më të pathyeshme se ajo. Shpreh pakënaqësinë tënde me armën e të vërtetës. Mbro dinjitetin tënd me armën e të vërtetës. Bashkohu këtu me këta burra dhe gra, djem dhe vajza, të ecim së bashku drejt fitores. Drita e vërtetës do të ndriçojë çdo minutë, çdo orë, çdo ditë rrugën tonë drejt fitores.
Rroftë Shqipëria, rrofshi ju, rroftë opozita shqiptare. Edi Rama, edhe në Surrel do vijë kjo dritë, do të pastrojë ty dhe kalbësirat e sarajeve tua. Je i pashpresë! Fitore, fitore, fitore!