Berisha: Qytetarët po vidhen çdo ditë. Ata që godasin do përballen me zemërim deri në fitore

Sali Berisha poshtë banesës sot për herë të parë kishte edhe Ilir Metën, presidentin e PL-së. Berisha tha se qeveria shqiptare është antishqiptare.

Ai tha se qeveria e Shqipërisë sot vjedh përditë qytetarët dhe godet pamëshirshëm opozitën. Sipas tij, ata që godasin pa mëshirë opozitën, do përballen me zemërim deri në fitore.

”Urimet më të përzemërta kolegëve të Partisë së Lirisë për Konventën shpëtimtare. Një përshëndetje të përzemërt bashkëpunëtores së ngushtë të presidentit Rugova, zonjës Edita Tahiri. Kemi një qeveri që vjedh qytetarët çdo ditë dhe po na poshtërojnë. Rama dhe Veliaj janë simbolet më të nxira të antishqiptarizmit.

Sot është koha e luftëtarëve dhe guximtarëve, koha është e atyre që marrin vendime të rëndësishme për këtë vend dhe komb. Ata që nuk njohin kufij në ashpërsinë ndaj nesh, do të përballen me zemërimin deri në fitore”,-tha Berisha.

SHKARKO APP