Berisha-qytetarëve: Të mërkurën mblidhuni jashtë Kuvendit për t’i kërkuar llogari Ramës
Kreu i PD-së Sali Berisha, i bën thirrje qytetarëve të Tiranës që të jenë të pranishëm jashtë Kuvendit të Shqipërisë, kjo pasi do të mbahet seanca plenare. Sipas Berishës, qytetarët duhet ti kërkojnë llogari Ramës për dosjen “McGonigal”.
“Pasnesër në orën 10:00, ftoj qytetarët e Tiranës të vijnë aty rreth Parlamentit, të jenë aty dhe të thonë zërin e tyre jashtë parlamentit.
Nuk mund t’i lihet Parlamenti një krimineli si puna e tij. Të mërkurën në orën 10:00 ka urdhëruar Lindën që të përjashtojë 8 deputetë. Ne atë ditë kemi seancën e pyetjeve në Parlament për Edi Ramën”,-tha Berisha.