Berisha: Rama, dështak i pamjekuar në krizë paranoje që shpërthen ndaj gazetarëve

Debati televiziv i kësaj të marte në emisionin “Dritare” mes gazetarëve dhe kryeministrit Edio Rama vijon të tërheqë vëmendjen për shfaqjen e kreut të Qeverisë i cili herë pas herë iu hakërrye gazetarëve të cilët e pyesnin mbi aktualitetin politik dhe situatën e krimit në vend.

Për paraardhësin e tij në Kryeministri, Sali Berisha, debati në “Neës 24” i ngjasonte një debati debati të zhvilluar në ndonjë spital psikiatrik, ku sipas tij, Rama i ngjasonte një të “sëmuri psiqik të pamjekuar”

Teksa publikon dhe momente nga debati i së martës në studio, Berisha thekson se: “Dështaku i pamjekuar në krizë paranoje shpërthen ndaj gazetarëve”

Swiss Digital Desktop Reklama

Komenti i plotë i ish-kryeministrit Berisha

Swiss Digital Mobile Reklama

Nje debat si ne spital psiqiatrik!

Te dashur miq, ky debat nuk eshte zhvilluar nje nje spital psiqiatrik midis personelit mjeksor dhe nje te semuri ne krize skizoide, por eshte zhvilluar ne mes nje pacienti dhe nje grupi gazetaresh ne nje studio televizive.

Ne video Kallam Deshtaku i pamjekuar ne krize paranoje shperthen ndaj gazetareve sepse ata i thone:

-Deputeti i tij Rrahman Rraja ka ndihmuar te birin Rexhep Rraja dhe se

-viktima XH M eshte ankuar edhe me pare ne rajonin e policise

Ndiqeni ketu shperthimin kafsheror te papermbajtur te te semurit psiqik te pamjekuar! sb

VIDEO/ Si shpërtheu në fyerja Rama ndaj gazetarve në “Dritare”

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/2289062057992439/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?