Berisha: Rama dhe bijtë e tij, festojnë për Enver Hoxhën

Ish-kryeministri dhe deputeti i PD-së Sali Berisha ka reaguar ashpër nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ku akuzon rëndë Ramën dhe Erjon Velijan se kanë festuar për Enver Hoxhën, duke ditur se Enver Hoxha është armiku më i egër i kombit dhe interesit kombëtar i të gjitha kohërave. Berisha shprehet se:"Shqipëria është vend anëtare i NATO-s, kandidat për vend anëtar te BE, por që Edi Rama dhe bijtë e tjerë të bllokmenëve festojnë me fotot e Enver Hoxhës, Hitlerit të shqiptare".

"Të dashur miq, sot ne festimet zyrtare të konferencës së organizuar nga qeveria dhe Bashkia e Tiranës, kjo konferencë u festua me portrete te Enver Hoxhës, në kuadrin e procesit të rehabilitimit të diktatorit, nga Edi Rama dhe neo-bllokmenët e tjerë. Ky proces filloi fill pas ardhjes ne pushtet te pinjollit te bllokmenëve Edi Rama, djalit te skulptorit zyrtar te diktatorit, njeriut qe se bashku me Ramiz Alinë organizuan gjenocidin kulturor, shkatërrimin e mijëra e mijëra kishave dhe xhamive dhe qe ne fund te viteve 90 firmosi varjen publike te poetit disident Havzi Nela dhe ekzekutimin me farsa gjyqësore të njerëzve të tjerë të pafajshëm"- deklaron Berisha.

Në deklaratën e tij Berisha shton se:"Enver Hoxha është diktatori me gjakësor që shqiptarët kanë njohur në tërë historinë e tyre. Ai, me sistemin e tij represiv ekzekutoi me gjyqe dhe pa gjyqe, burgosi, internoi dhjetëra mijëra shqiptarë të pafajshëm si armiq klase. Ai vendosi në Shqipëri monizmin me ekstrem politik, pronësor, fetar".

"Enver Hoxha dënoi me Kushtetutën e tij me vdekje, liritë dhe te drejtat njerëzore dhe besimet fetare, ky barabar vendosi në fshatin shqiptar, nëpërmjet hiperkolektivizimit, sistemin e tmerrshëm të skllavërisë së vërtetë, në të cilin vdiqën nga uria kronike, sëmundjet shoqëruese te saj qindra mijëra burra, gra, fëmijë e të moshuar"- deklaron Sali Berisha

"Për të gjitha këto, në deklaratën e Samitit të Parisit të liderëve të partive të qendrës së djathtë të Evropës, në pranverë të vitit 1991, Enver Hoxha damkoset si Hitleri shqiptar i Pasluftës së Dytë Botërore. Edi Rama rehabilitoi atin e tij shpirtëror dhe ata që mbajnë portretin e xhelatit me mizor të historisë sonë kombëtare përdhosin e shkelmojnë për se vdekuri qindra dhe mijëra viktima të mostrës së historisë tonë, armikut të betuar të lirisë, dinjitetit njerëzor, partnereve dhe aleateve tanë në NATO dhe BE"- përfundon statusin e tij në facebook ish-Krymenistri Sali Berisha 

SHKARKO APP