Berisha: Rama donte të më linte mua pushtetet në 2007, por s’pranova

Sali Berisha dhe akuzat ndaj kundërshtarit politik, Edi Rama janë të përditshme. Këtë mbrëmje, i ftuar në ”Euronews Albania”, ndër të tjera Berisha kujtoi vitin 2007, kur tha se Edi Rama donte të më linte mua të gjitha pushtetet, duke mos pranuar të futej në zgjedhje, por që një gjë të tillë ai nuk e ka pranuar.

“Skenari për 12 nëntorin është në përpunim, por do jetë një protestë e jashtëzakonshme. Ajo nuk është as fundi i protestave, por përgatituni për një sezon protestash. Unë jam i vetëdijshëm se çfarë do të thotë të ecësh edhe në fushatë edhe në protestë. Do ti bëjmë të dyja ne.

Përpara kemi një bandit, një njeri që nuk ka as moral asgjë. Një njeri që i merr logon opozitës. Një njeri që nuk respekton parimet themelore., ai është një armik i yni. Ky nuk është kërcënim. Ai është armik, një njeri që kryen këto veprime, ai është armik”.

SHKARKO APP