Berisha: Rama e ka shpallur opozitën si armike për ta zhdukur, njëlloj si Enver Hoxha
Sali Berisha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së së Rithemeëimit, tha ndër të tjera se kryeministri Edi Rama e ka shpallur opozitën armike vetëm me një qëllim, për ta zhdukur, ashtu sikurse bënte Enver Hoxha.
”Sot diktatura e Edi Ramës kontrollon votën në shkallën më të madhe që i duhet atij, me makinerinë gjigante të frikës së qytetarëve. Me fallangat komuniste të kuqe të patronazhistëve, me vrasësit serialë të bandave ai kontrollon dhe dikton vullnetin e shqiptarëve.
Me makinerinë, me industrinë gjigante të blerjes së votës, qindra e mijëra shqiptarë shesin të drejtën e votës ose votën. Të gjitha këto kanë një synim, zhdukjen e opozitës. Të gjitha këto Edi Rama, këto vota që i grabit, i konsideron plumba për opozitën. E njëjta gjë sot ndodh me pronën.
Njerëzit nuk e kuptuan dhe PD nuk bëri detyrën e vet. Ligji i investimeve strategjike është ligji i konfiskimit të pronave në të gjitha zonat që ato mund të kenë një vlerë turistike, nga kepi i Stillos në Velipojë, nga Çajupi në Alpe. Ku të dojë diktatori i konfiskon dhe i përdor për mafian e tij”, tha ndër të tjera në fjalën e tij, Sali Berisha.