Berisha: Rama e lëshoi plotësisht Veliajn të lante duart me të, arrestimin e priste që në dhjetor

Sali Berisha thotë se arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj është i vonuar. I ftuar në emisionin “Opinion”, Berisha e cilëson Veliajn si një ndër hajdutët më të shpërfytyruar të vendit. Për të kryeministri Edi Rama e kishte lëshuar Veliajn, por arrestimin e tij e priste nga muaji dhjetor.

Sali Berisha: Arrestimi i Veliajt, kemi 44 javë që protestojmë tek Bashkia, arrestim i vonuar. Veliaj në historinë e këtij vendi, një ndër hajdutët më të shpërfytyruar. 130 mln Euro djegësi i Tiranës, nuk ekziston nam as nishan. Nuk u arrestua për djegësin sepse Arben Kraja, anëtar i organizatës kriminale, kishte të punësuar tek Erioni, edhe nipin dhe mbesën.

Blendi Fevziu: Dumani është pjesë e dosjes…

Swiss Digital Desktop Reklama

Sali Berisha: Veliaj u bë problem botëror për djegësin dhe shumë gjëra të tjera. Mos mendo se nuk dinte Rama se po arrestohej. Rama e kishte lëshuar atë plotësisht, priste arrestimin e tij në Dhjetor. Nuk e donte arrestimin. Që Rama do të lante duart me Veliajn, unë e kam thënë. Veliaj nuk pranohej nga klani Rama si pasardhës i këtij klani dhe këtë Rama nuk ngurroi ta bënte të qartë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?