Berisha: Rama e propozoi për President Halim Kosovën në 2007. Përgjigjet Meta: Nuk e doje ti

Kryeparlamentari Ilir Meta i kthen përgjigje në distancë deklaratave të ish-kryeministrit Berisha në lidhje me figurën e kandidatit Halim Kosova.

Kujtojmë se ë një bashkëbisedim me gazetarët, ish­-kryeministri Sali Berisha ka folur me pozitivizëm Halim Kosovën. Berisha e vlerësoi lart Kosovën, duke thënë se si ai s’ka pasur Tirana. Më tej, Berisha tha se Rama e sulmon kot Halimin, pasi në 2007 e ka propozuar për President Republike.

“Kandidat si ky s’ka pasur ndonjëherë Tirana. Edi Rama kot bëhet agresiv, në 2007 Rama ma ka propozuar si kandidat për President Republike, jam i bindur se e ka ofruar mbi bazën e një vlerësimi, tani mbylle, mos u merr me sulme.. Halimi nuk po merret me sulme. Nëse është puna për sulme lista e të zezave të Ramës nuk ka fund, Halimi po flet për ato që njerëzit duan, puna, punësimi”,­tha ai.

Kurse sot, Kreu i Kuvendit, Ilir Meta duke iu përgigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me deklaratën që bëri ish-­kryeministri Berisha, konfirmoi se propozimi ishte një fakt pjesërisht i vërtetë, por që sipas tij, Berisha nuk i tha të gjitha.

Sipas Metës, ishte Berisha ai që refuzoi që të kishte një emër konsensual për postin e presidentit, që në këtë rast ishte Kosova.

“Sa i takon faktit që ka thënë Berisha, mendoi se është i vërtetrë deri diku. Pasi ka kërkuar zgjedhjet e një presidenti konsensual. Ne në atë kohë ne ishim në opozitë, madje dhe unë vetë kam propozuar zotin Kosova. Por e vërtea që s’ju ka thënë ai, ishte se konsensu që s’u dha për këtë kandidat ishte nga Berisha. Kjo është gjysmë e vërteta që u tha dhe ajo që thashë unë. Unë nuk e shoh aktiv për kandidat aktual për Tiranës, por Berisha rri vetëm aktiv në fb, por as aty nuk e mbështet”, tha Meta.

SHKARKO APP