Berisha: Rama është e keqja më e madhe e këtij vendi pas Enver Hoxhës! Kudo është dora e tij e zeza

Gjatë takimit që pati me ekspertë të ekonomisë, ku u diskutua buxheti 2024, Sali Berisha thotë se Edi Rama është e keqja më e madhe e këtij vendi që pas Enver Hoxhës.

Ai theksoi edhe se nuk ka rrugë tjetër për të shpëtuar ekonominë, përveçse largimit të kësaj të keqe të madhe, që siç tha ai e ka emrin Edi Rama.

”Një gjë duhet ta kemi të qartë, ka një ligj në doktrinën e korrupsionit: po vodhi kryeministri, korrupsioni bëhet sistematik. Bëhet sistem. E ndjekin njëlloj si minjtë e Dino Buzatit mbrapa dhe vjedhin dhe shkatërrojnë vendin dhe shtetin. Punonjësit, vartësit e me radhë. Ky ka sjellë këtë moral, këtë kod. Ndaj dhe largimi i tij është largimi i të keqes më të madhe që ka pasur Shqipëria në histori pas Enver Hoxhës”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?