Berisha: Rama ka harruar samitin, po merret me protestën. E ka mendjen te postblloqet

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se qeveria ”Rama 3” ka harruar që të merret me samitin e BE-së dhe Ballkanin Perëndimor, dhe se po merret me protestën e opozitës.

”Për protestën e nesërme në ora 12:00, për të cilën po bëhet një betejë e madhe mediatike, aq sa edhe ata që mirëpresin samitin, këtë ngjarje jashtëzakonisht të rëndësishme për shqiptarët, kanë harruar samitin, dhe po merren me protestën tonë”,-tha Berisha në një takim me banorët e degës 2 në Tiranë.

Ai thotë edhe se Rama është kryeministri mafioz i shqiptarëve, hajduti i parë i Shqipërisë, ”Ai e ka humbur toruan dhe vetëm merret me postblloqe dhe informacione se këtë rrugë po e bllokojmë, atë rrugë s’do e lejojmë, atë shesh do e bllokojmë”, tha Berisha.

Samiti i BE-së dhe protesta do të mbahet NESËR.

SHKARKO APP