Berisha: Rama ka marrë kredinë më të madhe në histori, e ktheu Shqipërinë në narko-shtetin e parë në Europë

Nga ”Foltorja” në Dibër, ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Ed Ramën, duke thënë se përgjatë tetë viteve të shkuara në pushtet krijoi narkoshtetin e parë në Europë, duke shtuar se sot varfëria e skajshme është 360% më e madhe sesa ç’ishte në 2010. Për të Rama ka marrë 700 mln euro borxh, ku e quan si borxhin më të lartë në historinë e Shqipërisë.

”Regjimi i Edi Ramës në mënyrë tmerrësisht të dëmshme për Shqipërinë ndërtoi në këto tetë vite në vend të shtetit ligjor, shtetin e drogës dhe krimit, narko-shtetin e parë në Europë.

Ky regjim në këtë 8 vite jo vetëm që nuk përparoi standardet e demokracisë dhe nivelin e jetesës, por ç’bëri një shumicë të madhe prej tyre dhe shqiptarët realisht i zhyti në varfëri dhe mjerim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot varfëria e skajshme është 360% më e madhe se sa ç’ishte në 2010. Sot shqiptarët nga kombi me rrogën mesatare më të lartë në rajon, marrin rroga 30% më të ulëta se në Kosovë. Sot vjedhja monstruoze në të gjitha fushat ka bërë që arka e shtetit të jetë bosh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qeveria detyrohet deri në treg për të marrë 700 mln euro borxh në një kohë kur ne na thotë se rritja ekonomike ishte 18%. Tregon përralla me mbret se të kesh një rritje edhe 8% nuk ka kurrë nevojë të shkosh të marrësh në banka kredinë më të madhe në historinë e vendit në një tranzh”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?