Berisha: Rama mashtron qytetarët për rritjen e pagave. Të vijë në debat, do të publikoj dokumentat e tenderave korruptiv
Rritjen e pagave nga qeveria ”Rama 3”, Sali Berisha e quan një mashtrim. Në takimin e me qytetarët në Përrenjas, ku kërkoi mbështetjen me votë për kandidaten e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Suzana Topi, ish-kryeministri Berisha tha se pagat nuk janë rritur për shkak të aferave korruptive të kryeministrit Edi Rama.
Kurse për Ramën pati një ftesë dhe një paralajmërim. I’u përgjigj dhe deklaratave të kryeministrit të bëra gjatë takimeve elektorale.
Po ashtu Berisha fajësoi qeverinë për lagrimin e qytetarëve, duke thënë se në vitet e fundit vendi është braktisur nga 33 % e shqiptarëve.